Anselme Santos, një tifoz që mbështet kombëtaren e Bregut të Fildishtë dhe ishte i pranishëm në duelin dramatik me Senegalin, në Kupën e Kombeve të Afrikës, bëri një “gol” në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv të ndeshjes.
Videoja e filmuar në stadiumi tani është bërë virale... Gjithçka ndodhi në “tetën” dramatike mes Senegalit dhe Bregut të Fildishtë, ndeshje e cila u vendos në penallti.
Pas 120 minutash intensive, Bregu i Fildishtë mposhti 5-4 me penallti dhe siguroi një biletë për në çerekfinale, ku do të takohet me përfaqësuesen e Malit.
Gjatë ndeshjes Senegal kundër Bregut të Fildishtë në Yamoussoukro, një burrë i quajtur Anselme Santos, u kap duke flirtuar me një zonjë të re në tribunë.
[Video]: Ivorian fan apologises to wife after spotted ‘flirting’ with lady during Senegal game
— Vanguard Newspapers (@vanguardngrnews) February 1, 2024
An Ivorian football fan identified as Anselme Santos has reportedly apologised to his wife and children after being spotted ‘flirting’ with a young woman during Cote D’Ivoire’s Round… pic.twitter.com/c1qEFqVXXt
Momenti u bë viral në rrjetet sociale dhe përfundoi duke i krijuar probleme burrit, pasi ai është i martuar dhe me fëmijë. Pas fishkëllimës së fundit të lojës, Anselme Santos u detyrua të jepte një reagim në hapësirën publike dhe u përpoq të dilte pafajësisht nga e gjithë kjo situatë.
“I kërkova numrin e telefonit. Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh numrin, apo jo? Unë nuk isha ngacmues. Ishim në stadium duke u argëtuar, nuk e ngacmova. Unë nuk shkoj në stadium për të dalë me femra, para kaq shumë kamerave”,- u përpoq të shpjegonte burri.