Tifozi fluturon 13 mijë kilometra për të parë ekipin e zemrës, anullohet ndeshja

7 Shkurt 2024, 17:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fusha e përmbytur nga shiu

Një tifoz futbolli fluturoi më shumë se 12 mijë kilometra nga Kina për të parë ndeshjen e ekipit të tij të preferuar, vetëm që loja të braktiset pas vetëm disa minutash.

Mësuesi Andy Bebbington dhe tifozët e tjerë të Boltonit panë vetëm nëntë minuta lojë të “League One” në Kembrixh.

Shiu i dendur bëri që fusha të përmbytet nga uji, dhe më pas u vendos të anulohej loja.

“Ishte pak makth për të qenë i sinqertë”, tha tifozi për BBC.

Ndërsa një fanse me origjinë nga Kearsley, shkroi në Tëitter: "Duhet të qesh ose përndryshe do të qaj".

“Unë kam dhënë mësim anglisht në Kinë për pesë vitet e fundit, këtë kohë të vitit është Viti i Ri Kinez, kështu marrim dy javë pushim”, tha ai.

“Pashë listën e ndeshjeve dhe kjo u shfaq dhe mendova se Cambridge në shkurt se çfarë mund të shkonte keq, ishte thjesht fati im”, shtoi ai.

Bebbington, i cili është i vendosur në qytetin e Suzhou, 30 minuta larg nga Shangai, vendosi të shohë anën e mirë sepse “gjëra më të këqija mund të ndodhin”.

Video