Revolucion në futboll, tashmë edhe karton blu! Ja çfarë do të thotë

8 Shkurt 2024, 18:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Karton blu / Foto ilustruese

Një karton i ri blu pritet të futet në futbollin profesionist.

Që nga Kupa e Botës e vitit 1970, futbolli ka përdorur kartonë të verdhë dhe të kuq, por tani është raportuar se një karton i ri mund të futet në lojë.

Sipas The Telegraph, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit ka nënshkruar futjen e një kartoni blu, i cili do të jetë pjesë e një prove për përjashtimet e përkohshme të lojtarëve nga fusha.

Protokolli i ri do të shohë që lojtarët të largohen nga fusha për 10 minuta nëse kryejnë një faull cinik ose për protesta ndaj arbitrit.

Kartoni i ri është vendosur të jetë i kufizuar për faullet e kryera gjatë një sulmi të rrezikshëm dhe protesta.

Nëse një lojtar merr dy kartonë blu ose një kombinim të verdhe dhe blu, do të quhet i kuq, duke lënë përfundimisht fushën.

Është raportuar se protokolli i ri do të shpallet ditën e nesërme (të premten).

Në lajmin e Telegraph thuhet se "kompeticionet e nivelit të lartë do të përjashtohen nga testimi fillestar në lojën profesionale në rast se protokollet kërkojnë përpunim të mëtejshëm".

Video