Leverkusen bën Bayernin për “aspirina”, ‘El profesor’ Xabi Alonso shtrin dorën drejt titullit

10 Shkurt 2024, 20:59Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 Leverkuseni marshon drejt titullit

Bayer Levekuseni marshon drejt titullit të Bundesligës, trofe që nuk e ka fituar kurrë në histori. “Aspirinat” i treguan forcën Bayernit të Mynihut, një kundërshtar i drejtpërdrejtë për trofeun më të rëndësishëm në futbollin gjerman, duke e mposhtur 3-0 në “BayArena”.

Skuadra e Xabi Alonsos krijon një distancë sigurie prej pesë pikësh me bavarezët (55/50), duke marrë një avantazh të madh në garën për triumfin final.

Një ndeshje e nisur më mirë për Bayernin, që e mbylli në gjysmëfushën e tij kundërshtarin në minutat e para, por “Aspirinat” shfrytëzuan mirë hapësirat e krijuara duke shënuar dy herë me Stanisicin dhe Grimaldon.

Bayerni bëri gjithçka për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por e pati të pamundur ta çante mbrojtjen vendëse.

Video