Ernest Muçi shënon një gol të bukur në Kupën e Turqisë (VIDEO)

3 Prill 2025, 21:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ernest Muçi

Ernest Muçi nuk mori asnjë minutë në ndeshjet e Kombëtares në mars, duke u lënë në stol nga trajneri Sylvinho.

Gjithsesi, ylli shqiptar është rikthyer në fushë me Besiktas dhe ka gjetur rrjetën në Kupën e Turqisë.

Përballë Goztepes, Muçit i mjaftuan 30 minuta për të kaluar në avantazh “Shqiponjat”, duke çuar në festë tifozët.

Ky është goli numër 7 i 24-vjeçarit këtë sezon, i cili gjithashtu numëron dhe tre asiste.

Video