“Galatasaray të çmend”, klubi turk tall keq Mourinhon me një VIDEO që pritet të shkaktojë shumë debat

3 Prill 2025, 18:03Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Galatasaray të çmend”, klubi turk tall keq Mourinhon me një VIDEO që pritet të shkaktojë shumë debat

Derbi i Stambollit mes Fenerbahçe e Galatasaray është gjithmonë i paparashikueshëm se çfarë mund të ndodhë në fushë, por kësaj here nuk kanë qenë lojtarët qendra e vëmendjes.

Trajneri i Fener, Jose Mourinho ka bërë gjestin e radhës antisportiv. Pas përfundimit të sfidës të fituar nga Galata, Mou kapi nga hunda trajnerin kundërshtar Okan Buruk.

“Duhet të shtrëngonim duart, por zgjodhi të më kapte nga hunda. Nuk është një veprim që duhet bërë, por janë gjëra që ndodhin në fushë, nuk dua t’i kushtoj rëndësi”, shprehet Okan Buruk, trajner i Galatasaray.

“Galatasaray të çmend”, klubi turk tall keq Mourinhon me

Jose Mourinho u largua nga stadiumi pa bërë komente. Pritet që të merret një vendim për këtë ngjarje, ndërsa Mourinho është ndëshkuar edhe herë të tjera për gjeste antisportive.

Sakaq, Galatasaray publikoi në kanalet e tij zyrtare një video që pritet të shkaktojë shumë debat.

“Galatasaray të çmend” është përshkrimi që shoqëron pamjet ku shfaqet një version i animuar i Special One, duke folur në një konferencë për shtyp dhe duke përmendur qartë “Galatasaray” dhe “Okan Buruk”.

Më pas, trajneri portugez Mourinho shfaqet në shtrat duke lexuar lajmin për fitoren e Galatasaray, duke ëndërruar festën e Osimhen dhe shokëve të tij, Buruk që duartroket dhe Icardi që bën gjestin e gjumit. Në fund, zgjohet nga makthi i tij, por e gjen veten në një çmendinë me një këmishë force…

 

Video