Elbasani fiton me përmbysje, Tirana rrezikon më shumë se kurrë rënien në Kategorinë e Parë

31 Mars 2025, 20:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elbasani-Tirana

Elbasani fitoi supersfidën e javës së 32-të ndaj Tiranës, me rezultatin 2-1. Triumf me përmbysje nga verdheblutë në “Elbasan Arena”, në një përballje shumë të luftuar.

Tirana e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh në minutën e 12-të me Përgjonin, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Fraksioni i dytë ishte tjetër histori, me Kristi Qosen, që bëri heroin për vendasit. Mesfushori barazoi shifrat në minutën e 73-të, ndërsa në minutën e 94-t përmbysi rezultatin, duke i dhënë avantazhin dhe fitoren Elbasanit.

Sukses i rëndësishëm për skuadrën e Ivan Gvozdenovic, që ngjitet kuotën e 43 pikëve në vendin e pestë. Tirana mban vendin e fundit me 32 pikë dhe rrezikon më shumë se kurrë rënien në Kategorinë e Parë.

Video