Shorti për Euro U-17/ Shqipëria në grup me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë

31 Mars 2025, 19:27Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shorti për Euro U-17

Kombëtarja shqiptare U-17 ka mësuar kundërshtarët e grupit, në Europianin që do të mbahet në Shqipëri.

Kuqezinjtë janë vendosur në grup me kombëtare të mëdha si Franca, Gjermania dhe Portugalia.

SHORTI:

GRUPI A

Shqipëri

Franca

Gjermania

Portugalia

GRUPI B

Italia

Belgjikë

Anglia

Çekia

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në fjalimin e tij para shortit të Euro U-17 “Shqipëri 2025”, deklaroi se ky është një moment i veçantë.

Sipas tij, turne nuk është vetëm një garë futbolli, por një festë e vlerave sportive.

Duka deklaroi se Shqipëria do të bëjë gjithçka që ky turne të jetë i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Kreu i futbollit ftoi të gjithë që përveç futbollit, të shijojnë edhe bukuritë e Shqipërisë.

“Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me emocion të madh për ne. Ky turne nuk është vetëm një garë futbollit. Është një festë e vlerave sportive. Jemi të bindur se ndeshjet e Euro U-17 do të jenë një vitrinë për të ardhmen e brezave të ardhshëm. Shqipëria do të bëjë gjithçka që ky turne të jetë i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Gjatë këtij turneu ju ftoj të gjithëve të shijoni jo vetëm futbollin, por edhe bukuritë e Shqipërisë. Jemi të sigurt se do të ndiheni si në shtëpinë tuaj dhe do të krijoni kujtime të paharrueshme. Organizimi i këtij tuneu na jep mundësinë të tregojmë pasionin dhe dashurinë tonë për futbollin”, deklaroi Duka.

Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, duke nisur nga 19 Maji

Video