Skena e pabesueshme! Arbitri godet me shqelm si në karate futbollistin, ndërhyn policia (Video)

31 Mars 2025, 18:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arbitri ngatërron sport, goditja si në karate shkakton kaos

Skena të pabesueshme për një ndeshje futbolli u regjistruan në Peru, në sfidën mes Sport Huaquilla dhe Magdalena.

Në minutën e 82-të, arbitri rrëmbeu të gjithë vëmendjen për një veprim në fushë, që nuk kishte lidhje me futbollin.

Një anëtar i stafit të Magdalena, goditi gjyqtarin Luis Alegre me shishe, me këtë të fundit që kishte nxjerrë kartonin e kuq.

Në gjaknxehtësi e sipër, arbitri nuk i kontrolloi nervat, duke goditur me këmbë anëtarin e stafit, si në sportin e karatesë.

Kjo situatë shtoi tensionin dhe duhej ndërhyrja e policisë, për të shuar sherrin në fushë. Ndeshja më pas u ndërpre, pasi kurrsesi nuk mund të flitej për futboll.

 

 

Video