Asllani nuk e preferon Bolonjën, ky është ekipi ku kërkon të transferohet

20 Gusht 2025, 23:42Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kristjan Asllani

Nuk po arrin të konkretizohet transferimi i mesfushorit kuqezi Kristjan Asllani nga Interi tek Bolonja edhe pse të dy klubet kanë rënë dakord prek pak ditësh pë një kontratë deri në vitin 2029 për një pagë prej 1.5 mën eurosh në vit.

Por është pikërisht kjo e fundit që nuk e kënaq futbollistin shqiptarë i cili kërkon një pagë prej 2 milion eurosh, aq sa merr edhe tek Interi.

Dhe kur pritej të dilte tymi i bardhë gjërat me sa duket kanë marrë një kthesë të menjëhershme. Sipas ekspertit italian të merkatos, Fabrizio Romano Kristjan Asllani preferon Torinon më shumë se Bolonjën në këtë fazë, me negociatat që po vazhdojnë edhe me Interin.

Bisedimet janë duke u zhvilluar për të arritur një marrëveshje mbi kushtet personale pasi kushti i Interit për të mbajtir 40% të kartonit të lojtarit shqiptarë duket se pranohet edhe nga Torino.


Video