Interi ul pretendimet, Asllani largohet për 13 mln €

19 Gusht 2025, 11:52Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kristjan Asllani

Tratativa mes Interit dhe Bolonjës për të transferuar Kristjan Asllanin duket se është në një pikë të mirë pasi mes klubeve ka akord edhe sa i përket shifrave.

Interi ka ulur pretendimet dhe pritet që të përfitojë 13 milionë euro nga shitja e mesfushorit, por Bolonja nga ana tjetër i ka premtuar zikaltërve një përqindje të shumës që do të përfitojë nga shitja e shqiptarit në të ardhmen.

Destinacioni në fjalë mësohet të jetë pranuar nga Kristjan Asllani pasi skuadra e Bolonjës këtë sezon do të jetë pjesë e Ligës së Europës.

Për shqiptarin ka qenë gjithmonë prioritet që të jetë pjesë e një ekipi, i cili luan në kompeticionet europiane.


Video