Edon Zhegrova do të largohet nga Lille, por ende nuk e ka vendosur skuadrën ku do të vazhdojë karrierën. Prej javësh, sulmuesi i Kosovës, lidhet me një kalim të mundshëm te Marseja në Francë.
Megjithatë, situata mund të ndryshojë në ditët e fundit të merkatos. Në garë për shërbimet e Zhegrovës është futur edhe Juventusi.
Klubi bardhezi kërkon të bëjë ndryshime në repartin e avancuar dhe Zhegrova pëlqehet së tepërmi. Për t’i bërë vend lojtarit “dardan”, mund të largohet Nico Gonzalez, për të cilin ka shprehur interes Atletico Madrid.
Spanjollët janë gati të fusin në shkëmbim Nahuel Molina, për të marrë sulmuesin anësor.
Kujtojmë se Zhegrova ka edhe një vit të mbetur në kontratë te Lille dhe për këtë arsye palët kanë vendosur të ndahen mes tyre në këtë merkato vere.