Real Madrid, marka më e fortë

14 Gusht 2025, 17:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Real Madrid është marka e futbollit më me vlerë në botë sipas Brand Finance, një kompani analizash financiare dhe marketingu në Londër. Los Blancos vlejnë mbi 1,9 miliardë euro. Sipas raportit, ka një rritje prej 14% në krahasim me vitin e kaluar.

Në këtë studim, ku u vlerësuan 50 klube në të gjithë botën, është marrë në konsideratë aftësia e një marke për të tërhequr zgjedhjet e tifozëve në aspektin ekonomik.

Në vendin e dytë është një tjetër klub spanjoll, Barcelona, me 1,7 miliardë. Më pas vijnë Manchester City, Liverpool dhe Paris Saint-Germain, me nga 1,4 miliard secili. City ka patur ulje të vlerës në dallim me raportin e 2024, ndërsa Paris një rritje të dukshme.

Dhjetëshen e parë e plotësojnë Bayern Munchen, Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham.


Video