Premier League nis me surpriza: Chelsea “ngec” mes polemikash, Nottingham nuk fal (VIDEO)

17 Gusht 2025, 17:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Chelsea-Crystal Palace

Java e parë e Premier League, ka dhuruar emocione të mëdha, ndërsa nuk kanë munguar as polemikat.

Chelsea nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Crystal Palace në shtëpi.

Miqtë u treguan “kockë e fortë”, ndërsa gjetën edhe golin në minutën e 13-të me Eze nga goditja e dënimit, por u anulua, për shkak se Marc Guehi nuk respektoi distancën me murin mbrojtës.

Ky rast bëri që të shpërthejnë polemikat në internet.

Në ndeshjen tjetër, Nottingham triumfoi 3-1 në shtëpi ndaj Brentford.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë për vendasit, që iu falën dopietës së Wood dhe realizimit të Ndoye. 


Video