Humbja më e thellë në karrierë, Neymar shpërthen në lot: E turpshme… (VIDEO)

18 Gusht 2025, 13:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Neymar

Një Neymar i rrallë në karrierën e tij u shfaq natën e kaluar, pasi Santos i tij pësoi humbjen më të madhe të karrierës: 6-0 ndaj Vasco da Gama, skuadër ku luan Philippe Coutinho, i cili realizoi dopietë. Neymar doli nga fusha duke qarë dhe mbuluar fytyrën prej turpit, përpara tifozëve që vërshëllenin dhe kritikonin ashpër lojtarët e tyre.

Kjo ishte humbja më e thellë jo vetëm e Neymar, por edhe në historinë e Santos.

“Një ndeshje turpëruese”, – komentoi vetë numri 10 përmes rrjeteve sociale. Para kësaj, humbja më e rëndë në karrierën e Neymar ishte 4-0 ndaj PSG më 2017, kur luante me Barcelonën.

Humbja 6-0 ndaj Vasco da Gama është gjithashtu rekordi më negativ i Santos, që pas kësaj vendosi ta shkarkonte trajnerin Cleber Xavier.

“Jam totalisht i zhgënjyer me lojën tonë. Ju keni çdo të drejtë të protestoni, por pa dhunë. Megjithatë keni të drejtë të na shani. Është një ndjenjë turpi të madh. Kurrë në jetën time nuk më kishte ndodhur një gjë e tillë”, – deklaroi ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së për gazetarët.

Pamja që përmblodhi gjithë këtë poshtërim ishte përqafimi që trajneri i Vasco da Gama, ish-trajneri i kombëtares braziliane Fernando Diniz, u detyrua t’i jepte në fund të ndeshjes Neymarit të dërrmuar, i cili e la fushën mes lotësh dhe duke mbuluar fytyrën me fanellë.

 


Video