Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Benjamin Pavard prej ditësh përflitet se mund të largohet nga Interi. Për mbrojtësin ka pasur interesime të shumta, nga Turqia, Arabia Saudite, por edhe nga Franca.
Megjithatë, e ardhmja e mbrojtësit francez mund të jetë në Spanjë. Sipas asaj që raportohet nga “Sport”, lojtari është ofruar te Barcelona.
Trajneri Hansi Flick e njeh mirë nga koha kur e drejtoi te Bayern Munich dhe dëshiron ta ketë sërish në ekip.
Edhe lojtari e sheh pozitivisht një transferim të mundshëm te katalanasit, ku do të kishte mundësinë të luftojë për trofe.
Marrëdhëniet e mira mes agjentit të lojtarit dhe presidentit të Barcelonës, mund të bëjnë që transferimi të konkretizohet në ditët e fundit të merkatos.