Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfried do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit, njofton se ajo do vizitojë Shqipërinë më 28 prill, ku dhe është 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.
“Ajo do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.”- thuhet në njoftim.
Karen Donfried do të zhvillojë një takim edhe me 3 zyrtarët demokratë të cilët vijojnë të mbështesin linjën e amerikanëve, Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enklejed Alibeajn.
Ky takim me demokratët vjen 24 orë para Kuvendit të Sali Berishës që synon të zgjedhë kupolën e re drejtuese të Partisë Demokratike.
Ashtu sikurse Gabriel Escobar bëri në dhjetor, para mbledhjes së Kuvendit të stadiumit edhe shefja e tij, Karen Donfried pritet të bëjë të qartë qëndrimin e amerikaneve nëse drejtimin e partisë me te madhe të opozitës e merr Sali Berisha.
Ndërkohë që mesditën e së premtes është parashikuar një takim edhe me kryeministrin Rama rreth orës 12:00.
Analistët politikë, kanë komentuar takimin e zyrtares së lartë të DASH me Alibeajn, duke u shprehur se Karen Donfried prite të mbajë një qëndrim të prerë për Sali Berishën.