Presidenti i përbashkët me Kosovën? Rama: Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ta votonim me bindje

27 April 2022, 20:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti i përbashkët me Kosovën? Rama: Do kishim
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ka mbajtur një konferencë për gazetarët jashtë selisë.

I pyetur nëse do ishte mundësia tani për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovën, Rama u përgjigj:

“Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili… mos më bëni ta them se ca procesi është”.

Sakaq, Rama ka theksuar se Presidenti i ri nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS-së.

“Diskutuam për procesin e identifikimit të kandidaturës së presidentit apo presidentes, pasi ditët po kalojnë dhe procesi i zgjedhjes po afron. Po ta kishim identifikuar një person do ta kishim bërë publik.

Ne kemi mbledhur propozime dhe ajo që kemi thënë publikisht dhe sot në mbledhjen e Kryesisë është se kandidati nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS”, tha Rama.

       

 


Video