Partia Socialiste mblodhi sot pasditen e sotme Kryesinë.
Në mbledhje u vendos që Asambleja Kombëtare të mblidhet në datën 7 maj. Asambleja do të vërë në zbatim vendimet e Kongresit që kanë të bëjnë me çështjet e riorganizimit të partisë.
Kryesia ka diskutuar edhe mbi hapat që do të hedhë më tej mazhoranca për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës dhe qëndrimin që do të mbajë karshi opozitës në këtë çështje.
Partia Socialiste ka hapur një proces të brendshëm për propozimin dhe seleksionimin e kandidatëve për president, ndërkohë që paralelisht ka nisur edhe diskutimet me opozitën dhe shoqërinë civile.
PS ka bërë të qartë se kërkon që të zgjedhë një kandidaturë konsensuale, pavarësisht se zotëron votat e nevojshme për ta votuar e vetme atë në Kuvend pas raundit të tretë.