Agron Gjekmarkaj në SHBA: “Non grata” e Berishës ishte goditje për të gjithë

26 April 2022, 16:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Agron Gjekmarkaj në SHBA: “Non grata” e Berishës ishte
Në foto: Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj dhe Sali Berisha

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ishte ftuar në shoqatën “Vatra”. 

Sipas tij, shpallja non grata e Sali Berishës ishte goditje për të gjithë, por ato janë vendime të SHBA-ve. Deputeti thekson se është i vogël për të ndarë ambasadoren nga DASH apo nga Joe Biden.

“PD po kalon një moment të vështirë. Kaq qenë goditje për të gjithë shpallja non grata e doktor Berishës. Por ky nuk është vendim i PD, por SHBA dhe ata rikonfirmojmë herë pas here. Jam shumë i vogël për ta ndarë ambasadore  nga departamenti, departamentin nga Biden. Mesa kuptoj unë këto janë vendime të SHBA, ku ne nuk kemi interes të konfliktohemi”, tha ai.


Deputeti demokratë u pyet nga anëtarët e “Vatrës” për blindimin e dyerve të selisë blu, për të cilat tha se nuk ishte në dijeni, por më 8 janar ishte brenda dhe atë ditë e quan tragjike. Sakaq, Sali Berishës si lider historik i njeh meritat.

“Nuk kam qenë në dijeni për blindimin  dyerve. Kam qenë brenda në 8 janar, ishte një ditë tragjike përballje të tilla nuk i duhen Shqipërisë. Për sa i përket liderit histori Berisha mendoj se ka mirënjohjen për të gjitha ato merita”, u shpreh Gjekmarkaj.

I pyetur për hetime të mundshme të Lulzim Bashës në SHBA, deputeti thotë: “Nëse Basha ka përgjegjësi duhet të hetohet, nëse ka faj duhet të dënohet. Për presidentin Trump nuk kam çfarë të them se është e madhe.”


Teksa konflikti disamujor përfundoi në gjykatë, Gjekmarkaj thotë se vendimin e Agron Zhukrit që njohu “Rithemelimin” e hedh poshtë. Ndërkohë, shton se situata do vullnet politik.

“Për sa i përket vendimit të gjykatës, hedh poshtë vendimin e Zhukrit, në thelb nuk e zgjidh situatën. Do të jetë kaotike situata, do vullnet njerëzor në radhë të parë. Unë nuk dua një parti pak më të madhe se të Sali Berishës dhe një parti në hije të vogël të Lulzim Bashës sepse nuk shkojmë askund. PD ka nevojë të bashkohet. Secili duhet të bëjë një hap pas”, u shpreh ai.


Video