Viza 10 vjeçare, shqiptarët “dynden” në Ambasadën Amerikane

26 April 2022, 15:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Viza 10 vjeçare, shqiptarët “dynden” në
Në foto: Ambasadorja Yuri Kim

Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me zgjatjen e vizave për shqiptarët në 10 vjetë. Ambasadorja Yuri Kim shkruan se ka pasur një rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista.

Kim thekson se stafi i ambasadës është duke punuar për të zgjidhur këtë çështje, ndërsa shton se në raste urgjence të vërtetë (për shembull, trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afat të caktuar), duhet të kërkohet përpunim i përshpejtuar kur aplikohet.

“Pas shpalljes së vizës 10-vjeçare të SHBA për Shqipërinë dhe lehtësimit të kufizimeve të udhëtimit COVID, ka pasur një rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista. Ne e dimë se kjo është zhgënjyese dhe ekipi ynë konsullor po punon shumë për të ulur kohën e pritjes.

Në raste urgjence të vërtetë (për shembull, trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afat të caktuar), ju lutemi kërkoni përpunim të përshpejtuar kur aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në [email protected] PAS të aplikoni për të kërkuar përshpejtim” shkruan Yuri Kim.

 


Video