Negociatat/ Lajm i keq nga Bullgaria për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

26 April 2022, 12:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Negociatat/ Lajm i keq nga Bullgaria për Shqipërinë dhe

Duke qenë se rrugëtimi i Shqipërisë drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare varet edhe nga vetoja Bullgare kundrejt Shkupit, qëndrimi i Sofjes është në një lloj mënyre mohimi direkt e çeljes së negociatave.

“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj”. Kjo ka qenë deklarata e sotme e ministres së Punëve të Jashtme të Bullgarisë Teodora Genchovska para konferencës sot në Sofje ‘Forumi BE takon Ballkanin", me pjesëmarrjen e vendeve evropiane.

Ky qëndrim i diplomates bullgare tregon se ky vend as nuk tërhiqet në veton e vendosur për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut, veto e cila pengon edhe Shqipërinë. Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Varhelyi, i cili ndodhet në Sofje, nga ana e tij është shprehur i zhgënjyer mbi integrimin e Shqipërisë në BE. 

Kjo do të thotë se as në qershor nuk mund të hapen negociatat për Shkupin dhe rrjedhimisht për Tiranën, pasi dy vendet janë planifikuar të vijojnë rrugëtimin në bllok drejt BE-së. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia.

 


Video