U thye kutia, anulohen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së në Malësinë e Madhe

25 April 2022, 20:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U thye kutia, anulohen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së në
Kutia e thyer

Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka reaguar pas incidenteve të ndodhura në procesin për zgjedhjen e kreut të degës së Malësisë së Madhe.

Aty njëri prej kandidatëve theu kutinë e votimit duke akuzuar se po votonin njerëz që nuk ishin anëtarë të PD.

PD thotë se Komisioni është vënë në dijeni të këtyre ngjarjeve të rënda dhe ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në këtë degë.

“Komisioni është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.

Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike”, thuhet në njoftimin e PD.

 


Video