Si votuan francezët në Tiranë për zgjedhjet presidenciale

24 April 2022, 20:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si votuan francezët në Tiranë për zgjedhjet presidenciale
Zgjedhjet e sotme presidenciale në Francë

Për zgjedhjet e sotme presidenciale në Francë mes Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen është votuar edhe në ambasadën franceze në Tiranë.

Në Shqipëri ishin të regjistruar gjithsej 153 votues me shtetësi franceze, ndërsa vetëm 82 janë votuar.

Rezultati që do ti shtohet garës nga Tirana ishte: 65 vota Emmanuel Macron, 10 Marine Le Pen dhe 7 zgjedhës kane dhënë votë të bardhë.

Sipas Exit Poll-eve, Macron parashikohet të marrë 58,2 përqind të votave, ndërsa Le Pen 41,8%.

Ky projeksion është realizuar nga mediat franceze ku përdoret një kombinim mes rezultateve reale dhe “exit polle”-ve dhe konsiderohet tejet i saktë në garën mes dy të votuarve.

Ndërkohë, menjëherë kanë nisur festimet dhe brohoritjen në mbështetje të Emmanuel Macron nën Kullën Eiffel.

 


Video