Ditën e sotme po kryhen zgjedhjet në 14 degë të PD-s, ish kryeministri Sali Berisha votoi në selinë blu për për kreun e PD në njësinë nr.2 në Tiranë. Vendimin e Gjykatës ai e cilësoi si të pavlefshëm, teksa nuk hezitoi të sulmonte gjyqtaren Blerina Muça, ku tha se akti i saj është i paprecedentë. Ai theksoi se asnjë forcë nuk e ndal 'revolucionin' e nisur prej tij.
Por duket se Berisha ka tërhequr pas vetes edhe ish-deputeten Rudina Hajdari, e cila e larguar nga PD par 3 vitesh është rikthyer për të votuar në njësinë nr2 ku ishte, Sali Berisha. Hajdari e ka bërë publike votimin në "facebook", duke shkruar se: "Do të jem gjithnjë përkrah anëtarëve të PD e në krah të qytetarëve shqiptarë, duke luftuar për më shumë demokraci, garë e meritokraci brenda politikës shqiptare".
Postimi i Rudina Hajdarit:
Ushtrova sot të drejtën e votës në procesin e zgjedhjes për Kryetarin e PD njësia 2.
Rruga e vetme për të ringritur PD, për ta rikthyer atë në forcë politike konkurruese dhe qeverisëse, për të ndërtuar opozitën që sot aq shumë i duhet vendit dhe për të rikthyer shpresën në Shqipëri, kalon nga fuqizimi i anëtarit e qytetarit dhe dobësimi i rolit të kryetarit.
Do të jem gjithnjë përkrah anëtarëve të PD e në krah të qytetarëve shqiptarë, duke luftuar për më shumë demokraci, garë e meritokraci brenda politikës shqiptare.