
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nxisin Bashkimin Europian që të përshpejtojë integrimin e Ballkanin Perëndimor për t’u mbyllur dyert njehërë e mirë çdo influence të vendeve të treta, siç mund të jetë Rusia, apo Kina.
Uashingtoni ka përshkallëzuar takimet e kontaktet me Brukselin në vazhdën e të cilave zv.sekretarja e Shtetit, Wendi Sherman u takua me kreun e shërbimit të jashtëm të BE-së, Stefano Sannino.
Sipas deklaratës së shpërndarë nga Departamenti i Shtetit, mes çështjeve kyçe të politikës së jashtme me interes të përbashkët u diskutua koordinimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm të fortë në Ballkanin Perëndimor për të çuar përpara integrimin dhe stabilitetin e tij evropian.
SHBA shprehu mbështetjen e tyre për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe për Dialogun e Prishtinës në Beograd të lehtësuar nga BE.
Pjesë qendrore e diskutimeve ishte lufta në Ukrainë dhe koordinimi i përgjigjes së Perëndimit ndaj agresonit rus në këtë vend.