"Edhe i vdekur të mund", Berisha i përgjigjet Ramës: Të ka kapur paniku!

22 April 2022, 13:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Edhe i vdekur të mund", Berisha i përgjigjet Ramës:
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha

"Edhe i vdekur të mund", ish-kryeministri Sali Berisha i çoi një mesazh kryeministrit Edi Rama i cili e quajti i vdekur ditën e djeshme në parlament.

“Ishte bërë mehit. Fliste e fliste sikur po dilte nga shtëpia e të vdekurve. Uroj që të gjejë kurajo se atë e ka kapur panic të vërtetë. E vërteta është që demokratët do ta mundin atë. E vërteta është që jo për së gjalli por edhe për së vdekuri unë e mund atë”, u shpreh Berisha. 

Dje në Kuvend Rama kërcënoi opozitën se nëse do të vendoste në krye sërish Sali Berishën atëherë do të ndërpriste çdo marrëdhënie me PD-në.


Video