Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se drejtori i shërbimeve sekrete në SHBA, ka parë dosjen e tij për shpalljen non-grata.
I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Berisha thotë se pasi ka parë dosjen për politikanët e Ballkanit, për ish-kryeministrin nuk është gjetur asnjë fakt.
“Ata kanë kërkuar pjesë të sovranitetit në territor. Por nuk kanë kërkuar kurrë të diktojnë se kush duhet të jetë ose jo në Parlament. Këto janë jashtë të gjitha… Kushdo në këtë botë të paraqesë një fakt, unë marrë çdo vendim. E di çfarë u ndodh atyre që kanë bërë këtë, fakte kemi po s’i themi, por ata që kanë parë dosjen kanë thënë që s’ka fakte. Jo pak veta e kanë parë dosjen. Nëse drejtori në detyrë i të gjitha shërbimeve sekrete të SHBA-së, thotë se unë kam parë dosjen për politikanët e Ballkanit dhe për filanin s’ka pasur për mua, e për rrjedhojë thotë se ke shërbyer si agjent i George Soros në Ballkan. A mendon ti se ky njeri, sëpaku nëse kandidon Donald Trump, është kandidat për Ministër i Jashtëm, do investonte në këtë mënyrë”, tha Berisha.
Ai për herë të parë tha se sa e paguan avokatin e tij i cili ka ngritur padi nda sekretarit amerikan, Antony Blinken. Berisha tha se avokatin ai e paguar 7200 deri ne 7600 euro.
Pyetja: Sa e keni paguar avokatin francez?
Berisha: Po e them për herë të parë, avokati merr 7200 apo 7600 euro një shifër e tillë është.