Sali Berisha: Lulzim Basha po përpiqet të krijojë parti të re!

21 April 2022, 21:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha: Lulzim Basha po përpiqet të krijojë parti të
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha në e emisionin e "Të Paekspozuarit" tha se në fakt 6 Marsi tregoi se ka vetëm 2 parti, duke shtuar se tashmë lëvizja e Bashës, takim qytet më qytet, tregon se është duke tentuar krijimin e një partie të re.

“6 marsi tregoi se janë dy, një grupi me 31% të votave dhe një  me 11% të votave. Pakica në një parti është e përjetshme sepse ke njerëz që mendojnë ndryshe por ata janë të kënaqur dhe nuk largohen. Përpjekja për të kapitalizuar atë çarje është përpjekje për të krijuar një parti të re dhe Basha kalon nga qyteti në qytet duke u deklaruar se do krijojë parti, nuk them gjë, nuk them se nuk e bën dot por ka një gjë, ekziston një grup që përpiqet të krijojë një parti, uroj të ndryshojnë mendje dhe të kthehen në parti, Basha aktualisht është anëtar i këshillit dhe deputet, se ca rruge do ndjekë ai nuk e di, është punë e tij”, tha Berisha.

 


Video