Sali Berisha: Rama po punon që të bëhet vetë President!

22 April 2022, 12:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha: Rama po punon që të bëhet vetë President!
Në foto: Deputeti i PD, Sali Berisha dhe kryeministri, Edi Rama

Deputeti i PD, Sali Berisha përmes një deklarate për media të dhënë nga selia blu u shpreh se gjatë kësaj kohe ka pasur telefonata mes kryeministrit Rama dhe ish-deputetit socialist të arrestuar Alqi Bllako. Ish-kryeministri deklaroi se Rama ka në plan që t’i shpëtojë kësaj afere duke u zgjedhur vetë president, por kjo sipas tij nuk do të ndodhë.

“Në lidhje me aferën nuk ka të ndalur nxjerrja e dokumenteve. Nuk mund të imagjinohet se çfarë ka ndodhur në këtë aferë. Janë institucione të tjera të implikuara deri në fyt, ndaj dhe ai mendon tani se si të kalojë nga kryeministër në president, por i them se ajo nuk do të ndodhë. Thuhet se ka filluar të ketë telefonata nga Bllako, por ato janë punët e tyre. Por, Bllako është vetëm një kapter në aferën e madhe ku gjeneralë janë Rama, Agaçi, Ahmetaj dhe Veliaj”, tha Berisha.

 


Video