Ambasadorja Yuri Kim i përgjigjet Berishës: SHBA do vazhdojë betejën kundër korrupsionit

22 April 2022, 14:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasadorja Yuri Kim i përgjigjet Berishës: SHBA do vazhdojë
Në foto: Ish kryeministri Sali Berisha dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës se ajo po ndërhyn në sistemin e drejtësisë, duke iu bërë presion gjykatësve dhe prokurorëve.

Diplomatja amerikane shkruan se lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA.

Postimi i ambasadores:

"Nëse ndërhyrja në procesin gjyqësor nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që … të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA," shkruan ambasadorja amerikane. 

 


Video