Lungomare në Durrës, Rama: Mos të thonë më durrsakët që mbetëm pas Vlorës!

23 April 2022, 11:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lungomare në Durrës, Rama: Mos të thonë më
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkjakja e Durrësit, Emirjana Sako

Tre kilometër shëtitore, me gjelbërim të shtuar, parqe dhe hapësira sportive është projekti i ri për qytetin bregdetar të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako ku tha se projekti i Lungomares së Durrësit do të jetë me impakt të lartë ekonomik.

Punimet pritet të fillojnë në vjeshtë, ndërsa Rama nuk kurseu as batutat ku tha se tashmë durrsakët nuk mund të thonë më se kanë mbetur pas Vlorës.

"Do e bëjmë siç e bëmë në Vlorë, do të bëhet spektakolare e gjitha, edhe me zgjerimin e brezit të rërës edhe me jetën e natës që do zhvillohet , mos të thonë Durrsakët që mbetëm pas Vlorës. Potenciali është i madh, është vlerë e shtuar. Projekti duhet të mbarojë dhe të përgatitet që puna të fillojë në vjeshtë, pas mbarimit të sezonit veror", tha Rama.


Video