Rithemelimi zgjedh kryetarët në disa degë të tjera të PD

23 April 2022, 19:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rithemelimi zgjedh kryetarët në disa degë të tjera të

Rithemelimi vijoi këtë të shtunë me organizimin e zgjedhjeve për kryetarë në disa degë të Partisë Demokratike.

Zgjedhje janë mbajtur në Poliçan, Pukë, Kolonjë, dega 15 në Tiranë dhe Kurbin.

Sipas njoftimi, pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Poliçan u shpall Behar Veli Xhaferraj me 69% të votave, Kryetar i PD dega Kolonjë u shpall Viktor Avni Duro me 61% të votave.

Në Pukë, kryetar u shpall Demir Hyseni, me 67 për qind të votave, ndërsa në degën 15 në Tiranë u zgjodh Florind Mansaku.

Në Rrogozhinë u shpall Ilir Kasa me 67% të votave. Kryetar i Degës PD Kurbin, Gjergj Pal Oroshi me 56% të votave. Kryetar i Degës PD Ura Vajgurore, Bujar Karafil Dhëmbo me 60% të votave dhe kryetar i Degës PD Fush-Arrëz, Hil Ndue Kola me 84% të votave.


Video