Shpallen fituesit në zgjedhjet e Rithemelimit për tre degë të PD-së. Surprizë në Devoll

25 April 2022, 20:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpallen fituesit në zgjedhjet e Rithemelimit për tre degë
Zgjedhjet ne PD

Degët e PD-së në Peqin, Devoll dhe Mirditë kanë shpallur fituesit.

Nga zgjedhjet e rithemelimit dega e Partisë Demokratike në Peqin ka nxjerrë fitues Mustafa Pashjan me 50,6 për qind të votave.

Ndryshe nga çfarë shihet në juglindje ku degët si Pogradec, Kolonjë apo Maliq i kanë fituar mbështetës të Berishës, një mbështetës i Bashës do të marrë drejtimin e Devollit. Elvi Hajdërlli ka fituar me 60,7 për qind të votave.

Degën e PD-së në Mirditë do e drejtojë Albert Mëlyshi i cili ka fituar me 56 për qind të votave.


Video