FOTO: Përplasje në zgjedhjet për kreun e PD në Bulqizë, demokratët shqyejnë derën

26 April 2022, 12:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Përplasje në zgjedhjet për kreun e PD në Bulqizë,
Foto nga përplasja

Anëtarët e Partisë Demokratike kanë marrë pjesë sot në procesin e votimit për të zgjedhur kryetarin e degës në Bulqizë.

Por jo gjithçka ka shkuar si duhet, pasi ka pasur tension dhe përplasje verbale. Anëtarët e PD madje kanë shkulur një derë nga vendi.

Përplasjet kanë nisur mes mbështetësve të dy kandidatëve Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani.

Kujtojmë që zgjedhjet në këtë degë do të zhvilloheshin të dielën, por që u anuluan për shkak se pasi 2 nga kandidatët, Fatos Hoxha dhe Dëfrim Fiku, pretenduan se listat e votuesve janë shtuar emrat.

Të dielën ishin tre kandidat në garë, ish- Kryetari Defrim Fiku, Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani, ndërsa sot janë vetëm dy Fatos Jaho Hoxha dhe Shaqir Mislaf Manjani.

 

FOTO: Përplasje në zgjedhjet për kreun e PD në Bulqizë,FOTO: Përplasje në zgjedhjet për kreun e PD në Bulqizë, FOTO: Përplasje në zgjedhjet për kreun e PD në Bulqizë, FOTO: Përplasje në zgjedhjet për kreun e PD në Bulqizë,FOTO: Përplasje në zgjedhjet për kreun e PD në Bulqizë,  



Video