Kryeministri Edi Rama, ka folur para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. Ai i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me emrin e Presidentit të Ri të Republikës, duke theksuar se deri tani nuk ka asnjë emër konkret.
Ndërkohë Rama ripërsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë negociatë për emrin e Presidentit me Komisionin e Rithemelimit.
Kohë për reflektim?
Rama: Do thoja se këto kritere, profile fusha, janë mekanizma për të krijuar mjegull gjatë rrugës. Ndërkohë që është e qartë se nuk është as fusha, as mbledhjet e profileve për kandidaturën e presidentin, se pavarësisht nga fusha dhe se çfarë mund të shkruhet, absolutisht është e panevojshme të shkojmë drejt një figure të qartë. patjetër, që e gjithë kjo bashkësi shqiptare ka nevojë për një pikë referimi dhe për një shqiptar/re të denjë, që gjithsekush do të donte ta konsideronte një person që e lidh një urë respekti.
Sinjal nga PD për të negociuar?
Rama: Nuk ka akoma një proces. Kemi dëgjuar dhe raportin e bërë nga komisioni i Posaçëm që kemi ngritur. E kam thënë dhe e përsëris se ne nuk bëjmë asnjë negociatë dhe asnjë komunikim për të bërë në funksion të së ardhmes me atë që në funksion të politikës është përfaqësuesi i botës së përtejshme.
President nga jashtë territorit?
Rama: Do ishte shumë mirë të vinte, por Kushtetuta jonë ka një pengesë në këtë aspekt. Është Kushtetutë e bërë në aspekt tjetër dhe thekson se President zgjidhet një president që 10 vitet e fundit në vendin tonë.