Akuzat e Berishës para SPAK: Rama i firmosi bashkëshortes së Altin Hajrit hotel me 8 kate!

15 Shtator 2025, 10:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Pas daljes nga ambientet e SPAK, ish-kryeministri dhe kreu i PD Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Ulsi Manjës ish minister i Drejtesise dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u ndal te çështja e Altin Hajrit, i lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Sipas Berishës, Hajri është i lirë, ndërsa “dënohet roja” që ndodhej në lokalin ku ndodhi krimi.

Ai akuzoi gjithashtu Ulsi Manjën, të cilin e përmendi me nofkën “Uliziu”, se kishte marrë favore nga Altin Hajri dhe njerëz të lidhur me krimin.

Po ashtu Sali Berisha u shpreh se ekziston nje dokument zyrtar që tregon se kryeministri Edi Rama ka firmosur për dhënien e një leje ndërtimi për bashkëshorten e Altin Hajrit.

Krimet e Uliziut që merrte dy kostume të bukura nga Altin Hajri dhe që kërkonte nga banditët dhe trafikantë 500 mijë euro dhe çantën ‘Louis Vuitton” se i duhej për zonjën.

Altin Hajri është i lirë sot. Dënohet roja se copëtoi  në lokalin e Altin Hajrit, bëri cop cop në trupin e Jan Prengës dhe Altin Hajri është i lirë.

Ekziston dokumenti se Edi Rama i firmos bashkëshortes së Altin Hjarit hotel me 8 kate, ndërkohë që ai është subjekt i ligjit antimafia”, tha Sali Berisha.


Video