Sali Berisha paraqitet në SPAK!

15 Shtator 2025, 10:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ashtu si herët e tjera, kryedemokrati u prit nga mbështetës të tij jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.


Video