Gjykata speciale në Hagë “pushtohet” nga shqiptarët/ Mbërrin Hashim Thaçi, nisin sot dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes!

15 Shtator 2025, 09:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ku do të zhvillohet seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj tij.

Kjo ditë shënon një fazë të re të procesit, fillimin e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes.

Pas muajsh dëshmish të paraqitura nga Prokuroria, tashmë është radha e ekipit mbrojtës të paraqesë provat dhe dëshmitë që, sipas tyre, hedhin poshtë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1998–1999.



Video