Çfarë nuk u pa nga Kuvendi? Deputeti më i VOTUAR i qarkut Durrës lexon lajmin e Sara Miles!

13 Shtator 2025, 23:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sara Mila/ Arkend Balla

Seanca e parë e Kuvendit për legjislaturën e re u ndoq me interes nga qytetarët dhe mediat, por jo çdo gjë u pa apo u reflektua në ekran.

Pas pamjeve të transmetuara, mbeten shumë momente të cilat nuk u vunë re, por që tregojnë atmosferën e vërtetë brenda sallës plenare.

Siç duket dhe nga video e mëposhtme deputeti Arkend Balla është kapur duke lexuar lajmin e koleges së tij në VoxNews.


Kujtojmë se Arkend Balla u rendit më i votuari nga vota preferenciale në Durrës, duke grumbulluar më shumë se 18 000 vota, më tepër edhe sesa kryeministri në vitin 2021.

Çfarë nuk u pa nga Kuvendi? Deputeti më i VOTUAR i qarkut

Edhe kolegia e tij, Sara Mila mori mbi 18,600 vota, duke u rënditur e para tek kandidatët më të votuar nga PD-ja e PS-ja në nivel kombëtar në listat e hapura.

Në media dhe nga opozita janë hedhur akuza se të dy këta "super të votuarit" janë mbështetur nga grupet kriminale në Elbasan dhe Durrës. /VoxNews


Video