Vdekja e Gerti Bogdanit, Fatmir Mediu: Shokuese, miku im prej vitesh ndërroi jetë!

18 Shtator 2024, 14:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gerti Bogdani

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit demokat, Gerti Bogdani, duke u shprehur se ky është një lajm tronditës.

Mediu shprehet se Gerti Bogdani ishte njeri me cilësi të veçanta njerëzore, ndërsa theksoi se “jemi pa fjalë, kjo është dhimbje e madhe”.

“Eshte shokuese, miku im prej vitesh Gerti Bogdani, deputet i Partise Demokratike, ish-kryetar i FRPD nje njeri me cilesi te vecanta njerezore nderroj jetë.

Të gjithë jemi pa fjalë, kjo është dhimbje e madhe.

Zoti i dhëntë forcë Edlirës dhe fëmijëve, prindërve dhe vëllait të Gertit në këtë moment shumë të vështirë.

Prehu në paqe miku im pranë Zotit që ti besoje aq shumë”, shkruan Mediu.

Video