Nga Adriatik Doçi
-E gjithë dosja e tjetërsimit të pronës publike ish Klubi Partizani, sipas SPAK, është manipuluar. Në terren janë kryer veprime fiktive dhe vetëm në zyrë për pronën do t’i kthehej grupit të ish pronarëve që përfaqësoheshin nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.
-Janë marrë vendime pa pritur përgjigjen e institucioneve. Dokumente false, firma me gisht, veprime arbitrare dhe zaptime. Çdo gjë është kopsitur fiktivisht.
-Kanë marrë mbi 800 m2 tokë publike tepër, pa bërë asnjë pagesë dhe në formë përvetësimi.
-Vlerësimi është bëri abuziv nga ekspertët Elvira Aliaj dhe Sali Preçi, lidhje të Malltezit.
-Për ndërtesat duhet të paguanin 430 mijë euro, por kanë paguar vetëm 50 mijë euro, duke manipuluar vlerën e tyre sipas legjislacionit në fuqi.
-Është krijuar mbivendosje në Institutin Hidrometorologjik.
-Janë emëruar drejtues të AKKP dhe u janë dhënë udhëzime vetëm për kthyer këtë pronë në kundërshtim me ligjin.
-Fatmir Mediu dhe Genc Ruli miratojnë privatimin edhe pse ligji për sportin nuk e lejonte dhe prona nuk ishte përfshirë në planin e përhapjes së ushtrisë.
-Janë zhdukur dokumentet e shpronësimit nga Italia fashiste (Babai i dhëndrit të Berishës ka qenë drejtor Arkivi).
-Tarifë 3-5 % të pronës për statusin ‘dhëndër i Berishës’.
-Dhëndri, nga trashëgimtar i dyshimtë i 144 m2, bëhet aksioner në 19 kulla dhe fiton 6 milionë euro me duar në xhepa.
-Trashëgimtarët ndihen të zhvatur nga Abi dhe Gita pas tarifës 3-5 % të Abit si dhëndër i Berishës. Gëzim Begeja shprehet i zhgënjyer dhe kërkon 24 milionë euro.
-Shteti në gjunjë, në shërbim të Familjes në pushtet. Kush shërbente korrupsionit gradohej, kush bënte rezistencë ndëshkohej si rast i gjeneralit Vladimir Qiriazi, i cili u ndëshkua.
-Berisha i lëshoi gjeneralit Vladimir Qiriazi egërsisht Oerd Bylykbashin, në atë kosh shef i antikorrupsionit në Kryeministri, kur gjenerali refuzonte të firmoste.
-Një nga inpektorët e grupit të Bylykbashit u hedhur në sulm për të ndëshkuar Qiriazin ishte edhe përfitues nga përvetësimi i pronës publike të ushtrisë ish Klubi Partizani.
-Berisha iu kthye me ton kërcënues zëvëndësministrit të Ekrem Spahia në një mbledhje qeverie, kur Spahia pyeti me naiviteti se pse duhej të ndryshohej ligji për sportin tre muaj pas miratimit. Spahia nuk e dinte se tek ai ndryshim fshihej kalimi i pronës publike në duart e dhëndrit të Berishës duke i hapur rrugë privatizimit të terreneve sportive që ndalohej deri në atë kohë me ligj.
-Ish ministra, ish drejtorë dhe specialistë kanë ruajtur kodin e heshtjes në SPAK kur janë pyetur për rolin e tyre në këtë histori korrupsioni, duke luajtur rolin e budallait dhe të humbjes së memories.
-Jamarbri fshehu dy vite vdekjen e gjyshes ndoshta për të nos humbur kohë me procedurat e trashëgimisë.
-Kompania Homeplan krijohet vetëm për realazimin e aferës korruptive dhe sapo realizohet qëllimi kalon në likuidim. Homeplan, ashtu edhe kompania tjetër ndërtuese Kontakt janë në duart e Familjes Berisha dhe tarafit të saj.
-Shoqja e Argitës, Laura Pustina, përgatit kontratat. Motra e saj Andia mban llogaritë e Homeplan. Burri i Laurës, Andi Toma ishte drejtor u Rrugësve. Kompania R.O.S.P që ruante pronën dhe më pas kantierin e ndërtimit ishte e Fatbardh Breçanit, burrit të Shpresa Breçanit, mbesa e Berishës. Shpresa Breçani ishte kontabiliste e R.O.S.P. Fatbardh Breçani është vëllai i Erzen Breçanit, ish drejtues policie, i cili paraqitej me forca policia sa herë kompanitë kishin përplasje me banorët.
-Berisha që në ’96 i dha dhëndrit shtëpi, duke shfrytëzuar pushtetin.
-Sali Berisha miratonte leje për HEC-e, përfituesit i paguanin tarifë dhëndrit. Për HEC-in e Ashtës, Jamarbri ka marrë 90 mijë euro. (Argita e kishte 3 % investimin, Shkëlzeni 350 mijë euro për një koncension, siç është rasti me Ismail Mulletin).
-Argita i shiti apartamentin Safet Gjicit në 2008, por deklaroi të ardhura nga qiratë edhe pas shitjes, me sa duket për të pastruar para.
-Argita i jep 550 mijë euro Berishës për të hequr njollën non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, për gjyqin në Francë dhe procesin në Angli.
-Shkëlzeni shpenzoi 50 mijë euro për gjyqin në SHBA për pastrimin e imazhit si pronari i Gërdecit.
-Me paratë e korrupsionit me pasuritë publike janë mbuluar fushatat e PD, janë paguar këngëtarë dhe shpenzime të tjera.
-Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë blerë dhe shitur pasuri të përbashkëta, të cilat nuk janë deklaruar nga Argita në ILDKP.
-Argita Berisha, për të fshehur gjurmët e pasurisë nuk ka deklaruar aksionet në Homeplan, edhe pse sipas Kodit të Familjes, i ka në bashkëpronësi me Jamarbrin.
-Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë operuar me pagesa cash, para që nuk u dihet burimi.
-Për të ruajtur imazhin e një politikani të pakorruptuar, Sali Berisha ka përdorur dhëndrin, të bijën, të birin dhe bashkëshorten si duar për të përlarë paratë dhe pasuritë publike, duke i asistuar me vendime qeverie të personalizuara.
-Ku kanë shkuar paratë? Bileta avioni, fushata zgjedhore, donacione te fondacioni i Liri Berishës, 600 mijë euro për gjyqet e Berishës e Shkëlzenit, largim me transaksione jashtë vendit, blerje pasurish; vila dhe apartamente brenda dhe jashtë vendit.