Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë dhe vendimi ishte gati për miratim, Këshilli i Ministrave e ka miratuar sot vendimin për indeksimin e pensioneve me 4.1%
Në një dalje për mediat Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe u shpreh se “miratohet indeksimi 4.1% i pensioneve, mbi 791 mijë përfitues nga 1 tetori. Synimi kryesor i indeksimit është të ruajmë fuqinë blerëse. Qeveria e Shqipërisë i ka në vëmendje të veçantë pensionistët, të kemi një jetë sa më të denjë për ta dhe për këtë po punojmë, për të pasur një rishikim të skemës dhe mundësive për të arritur në një rritje të të ardhurave për këtë kategori?
Nga ana tjetër ai shtoi se po rishikohet dhe skema e pensioneve. “Nuk them dot shumë detaje, po përqendrohemi të barazia mes të ardhurave të profesioneve të njëjta por dalja e pensioneve në vite të ndryshme. Synim është të shikojmë nivelet dhe kategoritë e çfarë do lloji profesioni”, u shpreh ai.
Pak ditë më parë VoxNews në një përllogaritje të bërë sipas masës së indeksimit që sot u miratua zyrtarisht, rritja në këta tre muaj llogaritet të jetë 7 euro në muaj. Kjo jo për të gjithë pensionet, pasi ajo varet nga masa e pensionit që marrin aktualisht, pra mund të jetë një shumë më e madhe apo me e vogël që kjo e miratuar sot.