Vox News e paralajmëroi / Shkarkohet Arben Ahmetaj, Belinda Balluku emërohet zëvendës kryeministre

25 July 2022, 08:19Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vox News e paralajmëroi / Shkarkohet Arben Ahmetaj, Belinda Balluku
Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj është shkarkuar nga posti i zvkryeministrit.

Belinda Balluku është emëruar zv.kryeministrja e re e vendit.

"Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit.

Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare.

Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre.

Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.'- njofton Rama.

Ndryshimet në qeveri dhe kryesisht shkarkimi i Arben Ahmetajt janë paralajmëruar më parë nga Vox News. 

Nga burimet, Vox News mëson se Meta nuk ka pranuar të dekretonte shkarkimin e Arben Ahmetajt dhe për këtë arsye kryeministri Edi Rama priti emërimin e presidentit të ri Bajram Begaj.

 

 



Video