Rama, drejt një kabineti të ri qeveritar. Kush do ikë e kush do vijë?

22 July 2022, 08:17Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama, drejt një kabineti të ri qeveritar. Kush do ikë e kush do
Rama 3

Pas hapjes së negociatave, Kryeministri Edi Rama po mendon të rinovojë tërësisht kabinetin qeveritar.

Sipas gazetës "Dita", kabineti “Europa” do jetë me teknicienë të aftë e të përkushtuar, njerëz jo politikë, por në nivelin e përmbushjes së kushteve dhe detyrave që dikton hapja e negociatave.

Rama po monitoron emra që kanë aftësitë për të shkurtuar kohë në afrimin e Shqipërinë me Bashkimin Evropian.

Ai do synojë që drejtimi i qeverisjes në dikastere dhe institucione të rëndësishme të jetë i ndarë nga drejtimi politik i qarqeve; vetë struktura të jetë ndërtuar mbi bazën e përafrimit me konceptet dhe rregullat e domosdoshme të Brukselit.

Njëherazi, kjo i hap më shumë hapësirë përafrimit të ideve politike të së majtës: Dy anije të mëdha, të ndara deri diku nga njëra tjetra, por që i bashkon qëllimi i tyre final.

Njëra drejt njerëzve dhe kjo do të ketë ngjyrimin e saj politik, tjetra drejt Bashkimit Evropian dhe kjo është e gjithëfuqishme, e domosdoshme.

Po listohen ministra të rinj, teknicienë të sprovuar me koncepte të drejta dhe të shtruara qartë në sektorët jetikë të vendit.

Emrat e parë janë tashmë duke u diskutuar, megjithatë ende nuk ka detaje se cilët janë emrat që do të ikin dhe do të vijnë.


Video