Kryemadhi po bën dorëzimet, më 25 korrik Meta rimerr LSI-në

21 July 2022, 19:12Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryemadhi po bën dorëzimet, më 25 korrik Meta rimerr LSI-në
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Sado që çifti Meta-Kryemadhi janë përpjekur ta paraqesin LSI-në si një parti të shqiptarëve, sidomos të të rinjve, ajo mbetet një sipërmarrje familjare.

Në një mbledhje të disa ditëve më parë, Monika Kryemadhi ka njoftuar bashkëpunëtorët e ngushtë me të cilët drejtoi partinë në këto 5 vite që Ilir Meta ishte në Presidencë dhe siç raportohet u ka njoftuar se më datë 25 korrik do të largohet.

Kjo do të thotë se Ilir Meta nuk do të humbasë kohë për t’u rimarrë partinë. Më 24 ai lë Presidencën dhe më 25 do të rikthehet te LSI duke marrë praktikisht në dorë frenat e partisë, pavarësisht se procedurat për rikthimin si kryetar të partisë mund të kërkojnë edhe disa ditë të tjera kohë.

Rikthimi i Metës është konceptuar si një festë nga Kryemadhi. Për këtë, ka disa zëra që thonë se Kryemadhi ka kërkuar pjesëmarrje masive të drejtuesve të partisë dhe të anëtarësisë së saj, sipas porosisë që ka lënë para 7 korrikut në protestën e thirrur nga Berisha, ku mori pjesë.

Para kësaj date, Kryemadhi u ka lënë dorë të lirë në lidhje me pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga Berisha, por ka porositur që më 25 korrik pjesëmarrja të jetë sa më masive.

Meta pritet që të rikthehet te LSI bashkë me një grup këshilltarësh e bashkëpunëtorësh të tij në Presidencë, mes të cilave edhe Edmond Panariti.

Ndërkohë, rikthimi të LSI rrëzon thashethemet që qarkulluan se Meta do të themelonte një parti të ri.

Si kryetar i LSI-së, Meta do të jetë i zhveshur nga çdo imunitet dhe aktiviteti i tij politik do të zhvillohet jashtë Kuvendit. Në Kuvend do ta përaqësojë Monika Kryemadhi.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video