Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ishte në orën 19:00 në asamblenë e Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Vlorë në kuadër të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit.
Në fjalën e tij nga takimi në Vlorë për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të degëve, bëri me dije se sot Partia Socialiste ka nisur fushatën për mandatin e katërt qeverisës.
Por ajo që Ahmetaj harroi tu thoshte socialistëve të Vlorës ishte se Rama nuk erdhi sot sepse nuk ka marrëdhënie të mira me të.
Socialistët e Vlorës ishin lajmëruar nga strukturat se kryeministri Rama do ishte sot në qytetin e Vlorës por prezenca e Ahmetajt duket se nuk është mirëpritur mirë nga Rama.
Zv.kryeministri të cilit iu besua rindërtimi nga pasojat e tërmetit duket se nuk gëzon më mbështetjen e shefit të vet. Ahmetaj nuk është perceptuar si një njeri i lidhur fort me Partinë Socialiste, por pas 2013-s ka qenë i lidhur fort me qeverisjen e socialistëve. Dora e tij qëndron pas disa vendimeve e politikave të kontestuara edhe nga vetë deputetët e shumicës.
Arben Ahmetaj është lënë mënjanë në dy mbledhjet më të rëndësishme të socialistëve brenda disa muaj më parë dhe si për të vulosur perceptimin se ai nuk gëzon më mbështetjen e Ramës, ra në sy edhe mungesa gjatë seancë së posaçme parlamentare për mesazhin e Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Dhe ajo që e ka mbushur kupën është marrëdhënia e mirë e Ilir Metës, me Arben Ahmetaj pasi ai e prezantoi atë para ambasadorit britanik me pseudonimin ‘tigri’.
Menjanimi i Ahmetajt nga ana e Ramës ndoshta lidhet me faktin se ai është shndërruar në një kosto për Partinë Socialiste, ku nuk gëzon më as mbështetjen e vetë socialistëve që e kanë votuar, por edhe për procesin e rindërtimit.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.