Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë publike disa foto që vijnë nga një magazinë në Këmishtaj të Fierit. Braçe tregon se magazina është plot me grurë i cili më pas bëhet miell e u shpë
rndahet familjeve të varfra.
'Kur ke mend më shumë se një ministri e tërë'- është fjalia me të cilën nis statusin e tij Braçe, duke treguar se gruri është pronë e ekonomisë ndihmëse të Kryqit të Kuq shqiptar e se ideja e projektit ishte e Gjergj Legisit.
Po ashtu ai bën të ditur se kjo ndihmë që po u bëhet familjeve në nevojë vjen në kohë, pas dy viteve të vështira për to.
REAGIMI I BRAÇES:
#GRURI KUR KE MEND ME SHUME SE NJE MINISTRI E TERE! Ja, magazinat plot! GRURI U PRODHUA MASIVISHT NE TOKAT E KEMISHTAJT! Nderkohe, gruri i prodhuar eshte prone e EKONOMISE NDIHMESE TE KRYQIT TE KUQ SHQIPTAR! Idea e Projekti ishin te Gjergj LEGISIT; Tokat djerre ne Kemishtaj u moren me qira nga fshataret, u mbollen e u sherbyen, prodhimi u ndoq nga agronomet vendas e nje mik i mire e i vjeter-Ndre LEGISI, financimi i gjithi i KRYQIT TE KUQ; Gruri behet MIELL e u shperndahet familjeve te varfra, ne nevoje per te zbutur varferine! TAMAM NE KOHE,NE DY VITET ME TE VESHTIRA!