Berisha bëhet qesharak: Ndjesë Bullgarisë që përdori veton kundër Shqipërisë

24 June 2022, 11:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha bëhet qesharak: Ndjesë Bullgarisë që përdori
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat, e quajti të turpshëm sulmin që Rama i bëri Bullgarisë pasi kjo e fundit bllokoi Maqedoninë e për rrjedhojë edhe Shqipërinë në BE.

Për të kaluar në kufijtë e qesharakes, Berisha nuk ngurron t’i kërkojë falje Bullgarisë në emër të opozitës.  

"Turpi të mbulojë Ramën për sulmet ndaj Bashkimit Europian. Bullgaria është një vend mik.

Kemi gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria ka qenë një avokat i Shqipërisë në luftën e Kosovës.

Ky vasal i Vuçiçit nuk meriton të përfaqësojë Shqipërinë.

Në emër të opozitës shqiptare i kërkojn ndjesë kombit bullgar për fyerjet e vasalit të Beogradit", u shpreh Berisha


Video