Këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës

24 June 2022, 10:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën për heqjen e mandatit
Këshilli i mandateve

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Këshilli i Mandateve do të vendosë nëse do ia dërgojë kërkesën Gjykatës Kushtetuese apo jo.

Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj tha se kërkesa i plotëson të gjitha kriteret.

Klotilda Bushka nga PS kërkoi shtyrjen e mbledhjes me argumentin se nuk janë të njohur ende me dokumentacionin.

"Nga 1/10 e deputetëve është depozituar mocion, kërkohet ndjekja  e procedurës për pavlefshmërinë dhe mbarimin e mandatit të Olta Xhaçkës. Kërkesa është e depozituar, nënshkruar nga 14 deputetë, aq sa e kërkon Kushtetuta.

Përveç depozitimit të mocionit, janë të bashkëlidhur edhe faktet dhe provat përkatëse, që kanë të bëjnë me dhënien e statusit të investitorit strategjik për shoqërinë përkatëse që ka lidhje me Xhaçkën, ekstraktet e marra nga institucionet shtetërore se përcaktojnë kush është ortaku i shoqërisë.

Kërkesa i ka të gjithë elementët, janë përcaktuar pozitat ligjore, shkelja, analiza e fakteve edhe pjesa e provave", tha Alibeaj.


Video